Presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, e ka cilësuar si të papranueshme mënyrën se si trajtohen futbollistët e tij në qytet nga disa individë të veçantë.

Ai ka folur në lidhje me ngjarjen e sotme ku disa të rinj janë përleshur me shkopinj me dy prej futbollistëve të tij, Isak Kamara dhe Omar Kamara.

“Është për të ardhur keq. Ata janë disa djem të rinj në vend të huaj, kurse këtu del dikush dhe i provokon duke u vënë në dukje gjithnjë ngjyrën. Thjesht i provokojnë se janë me ngjyrë dhe më pas ata rebelohen dhe reagojnë në këtë mënyrë. Më vjen shumë keq që ndodhi kjo”, deklaroi Noka ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb