VLORË- Një sherr brenda familjes në Vlorë për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Burrë e grua janë konfliktuar në lagjen “24 Maji”, dhe më pas bashkëshorti 42-vjeçar Maksim Sadikaj ka dhunuar rëndë gruan M. Sadikaj duke e bërë për spital.

Gjatë konfliktit midis bashkëshortëve ka ndërhyrë kunati Dashnor Begaj, duke e goditur burrin e motrës me mjete të ftohta prerëse (sëpatë), por fatmirësisht pa i shkaktuar dëmtime të mëdha.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje shtetasi Dashnor Begaj ishte larguar, por prej kontrolleve të ushtruara dhe prej reagimit në kohë të shërbimeve policore ditën e sotme është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe “Plagosje e rëndë me dashje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: