Derbi i Italisë Juventus-Inter ka përfunduar që me datë 5 shkurt të dielën mbrëma por akoma nuk ka përfunduar në media dhe për komentuar për këtë ndeshje nuk ka ngelur pas as trajneri i kombëtares sonë Xhani De Biazi. Ky i fundit, i cili gjatë karrierës së tij si futbollist ka veshur edhe fanellën e Interi mendon se tifozët zikaltër po e teprojnë me ankesat e tyre pas sfidës së humbur kundër Juventusit. Edhe pse e cilëson këtë skuadër si plotësisht në garë për vendin e tretë që të çon në Ligën e Kampioneve, ai mendon se ka ardhur koha që zikaltërit të lënë polemikat e të mos qaraviten.

“Reagimi është i ekzagjeruar. Po flasim për Ricolin i cili është një gjyqtar para të cilit duhet të heqim kapelen. Sigurisht gabimet e gjyqtarëve mund të ndodhin por nuk është ajo teori që gabimet ndodhin nga njëra anë dhe jo në tjetrën. Unë gabime të gjyqtarëve i kam vuajtur gjatë gjithë karrierës time dhe nuk kam qëndruar duke u qaravitur, por duke parë përpara. Ka gjëra më të rëndësishme sot sesa të merresh me gjëra të tilla”, tha për “Radio 24” De Biazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: