Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në një lokal në Tiranë u raportua për një sherr midis disa personave në një lokal nate, ku mbeti i plagosur 39-vjeçari Shpëtim Metoli.

Mësohet se në lokalin e natës ku ndodhi ngjarja ka performuar rreperi i njohur ‘Don Phenom’, ky i fundit ka komunikuar në rrjete sociale me fansat e tij, ndërsa ka bërë me dije se është njoftuar për ngjarjen e ndodhur nga mediat dhe se sherri ka ndodhur pasi ai kishte mbyllur performancën e tij.

“Nuk e di çfarë është folur apo shkruar. Nuk e di çfarë ka ndodhur në koncert, nuk e kam idenë,. Unë jam mirë, pasi kam kryer koncertin unë kam ikur në shtëpi. Unë jam mirë”, ka thënë ai.

Ndërkohë për ngjarjen e ndodhur, Policia e Tiranës ka shoqëruar 12 persona, ndërsa dyshohet se sherri ka nisur për një vajzë.

Don

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i  plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: