Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati ndaj babë e bir në Durrës, që përfundoi me një të vdekur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen 13.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për Armando Baboçin, 39 vjeç dhe Erald Gjinin, 19 vjeç (Ky i fundit ka ndërruar mbiemrin), ndërsa thuhet se janë kontingjent të krimit.

Ndërkohë, gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije se të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital, ndërkohë që babai nuk mundi t’i mbijetonte plagës në bark, duke ndërruar jetë. Mësohet se djali i tij ka marr një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht të shoqëruar në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 6 persona të familjes Tatozi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: