TIRANE- Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku dy persona u konfliktuan me armë në një lokal në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia pohuan se në pranga ra shtetasi Laert Hita, pronari i lokalit, i cili akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”.

Të njëjtat burime thanë se po ashtu u identifikua shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Pashaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal (në pronësi të Hitës) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri -tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb