LEZHË

Policia e Lezhës ka proceduar dy të rinjtë që kanë sulmuar fillimisht në lokal e më pas në rrugë dy futbollistë me ngjyrë të Besëlidhjes.

Sipas të dhënave zyrtare, më datë 13.02.2019 nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë, Lezhë, u proceduan shtetasit L.K.dhe Xh.P ., pasi në Lezhë për motive të dobëta kanë goditur fizikisht dhe me mjete të forta dy futbollistë të FC Besëlidhja, Lezhë.

“BalkanWeb” publikoi dje pamjet kur dy futbollistët konfliktoheshin me dy të rinjtë që mbanin në duar disa dërrasa dhe qëllonin mbi ta. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tyre “Dëmtime të tjera me dashje “kryer në bashkëpunim”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb