Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me përplasjen fizike mes bashkëshortit të ministres së Arsimit, Besa Shahini, Dardan Molliqaj dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi. Ngjarja në fjalë ndodhi në 11 shtator pas një debati në studion televizive, rreth orës 22:55.

Policia thotë se “viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas përfundimit të debatit i cili ishte mbajte në një televizion, në korridor të objektit të universitetit privat jashtë studios ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë të cilët pas sulmit ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, ndërsa shton se Haki Abazi ka pësuar disa lëndime.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, është njoftuar prokurori me vendim e të cilit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë, kandidati për deputet i PSD-së Molliqaj ka mohuar të ketë ndodhur një sulm fizik, ndërsa shtoi se mes tyre kishte pasur vec përplasje verbale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb