Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka sqaruar sherrin me Halit Valterin duke thënë se ka pasur një keqkuptim por e sqaroi në replikë me Myslim Murrizin.

I ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24, Ralf Gjoni thotë se nuk e kuptoi acarimin e Halit Valterit, pasi vetë deputeti nuk përmendi emra, por tha se nuk e kupton ende pse ka dalë ky lajm.

Në fakt Valteri pati një debat në Kuvend me Ralf Gjonin ku u desh ndërhyrja e disa deputetëve si Myslim Murrizi, Nimet Musait apo Arlind Çarçanit për të larguar Valterin larg Gjonit dhe për të qetësuar situatën teksa ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj ishte duke folur në Kuvend.

 


”Në fakt se di pse ka dalë ky lajm. Unë isha shumë i fokusuar tek debati për KLGJ, ku ndërhyva, ku thashë se pa ndryshim sistemi s’mund të presim një reformim drejtësi. Ka pasur një keqkuptim që e sqarova me Murrizin, që gjej rastin ta falënderoj që më dha mundësinë ta shprehja.

Unë fola për lojëra politike nga të gjitha anët në kurriz të Reformës në Dretjësi dhe Zgjedhore. Që ne e kemi pasur kauzë. Thembra e akilit gjatë angazhimit parlamentar. Propozimet tona konkrete që ne i kemi në Kuvend. Nuk e mora vesh sinqerisht, pashë një acarim momental, por nuk e kuptova fare se pse ka dalë ky lajm. Unë nuk përmenda asnjë emër, përmenda vetëm Taulant Ballën që duhet të sqarojë qëndrimin e PS për hapjen e listave elektorale.  ”- tha Ralf Gjoni.

Sa i përket vijueshmërisë së Reformës Zgjedhore, Ralf Gjoni thotë se nuk e njeh Këshillin Politik kurse për ndryshimin e sistemit duhe të ketë një referendum popullor. Ai shton se nuk do të votojë asnjë draft në Kuvend që nuk parasheh ndryshimin e sistemit në lista të hapura.

”Këshilli Politik nuk është entitet politik, mbështes në parim ndryshimet kushtetuese. Nuk do të mbështetja asnjë interpretim kushtetues, që do të thuhej se është lojë. Të gjithë deputetët në parlament janë shprehur pro listave të hapura. ne nuk e njohim Këshillin Politik, sepse për ne nuk ka asnjë vlerë juridike, nuk është entitet politik. Ndryshimet kushtetuese duhet të jenë vetëm për të pasur lista të hapura. Unë jam i zhgënjyer që maxhoranca që ka refuzuar për të trajtuar kërkesën për ndryshim të sistemit. Çdo gjë në këtë shtet i është penguar qytetarëve që të vendosin ata. Qytetarët duhet të shprehen me referendum. Pa ndryshim sistemi, do të kishim pasoja të rënda për drejtësinë. Nuk votoj për asnjë draft që nuk parasheh lista të hapura. Unë kërkoj që të votohem nga qytetarët shqiptarë me një listë të hapur.”- Gjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb