Teksa “Babastars” është kryefjala e ditës dhe miqtë e tij janë në telashe, Getoar Selimi po shijon pushimet me të dashurën e tij, prezantuesen e “Top Channel”, Marina Vjollca. Reperi, i cili është njëkohësisht edhe lideri i “Babastars”, ndodhet për pushime në Maldive, nga ku na ka sjellë disa foto edhe nga vendet e mrekullueshme që ka vizituar.

Por, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, Getoari nuk ka bërë asnjë reagim apo mesazh mbështetjeje për shokët e tij të labelit, as gjatë kohës kur ata ishin në burg dhe as tashmë që janë liruar. Ndoshta duhet të flasim për ndonjë “krisje” në “Babastars”, apo Geti thjesht nuk dëshiron të përfshihet. Megjithatë, fansat e tij në rrjetet sociale e kanë kritikuar për heshtjen, apo atë që e quajnë “braktisje e shokëve”.

Majk është një nga figurat kryesore të labelit të reperëve “Babastars”, megjithatë, ashtu si lideri, Ghetto Geasy, edhe ai i ka “braktisur” shokët. Majku ka preferuar të mbajë distancë nga përleshja e 13 shtatorit. Të paktën kështu ka thënë vetë reperi.

I kontaktuar nga “Bluetooth” dhe i pyetur për çështjen, reperi ka refuzuar të japë çfarëdo komenti që lidhet me ngjarjen. “Nuk dua të jap asnjë prononcim për këtë temë”, ka thënë shkurt reperi, i cili duket se preferon të qëndrojë larg rivaliteteve mes artistëve të Hip-Hop-it.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: