Fero prej kohësh tanimë ka pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet me një këngë, të cilës i zbuloi dhe titullin “Bella”.

Reperi gjithashtu është përfolur shpesh për problemet e tij si sherret apo problemet me policinë. Së fundmi, ai ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje. Reperi u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe pranoi fajësinë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Akuzat për Feron janë paraqitur që prej vitit 2018 pas një mosmarrëveshjeje në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët.

Së fundmi, reperi është përfshirë në një tjetër incident. Pas mbajtjes për 48 orë ka treguar versionin e tij për incidentin e ndodhur me producentin, Jetmir Agaj. Fero ka treguar një kontratë të qershorit të vitit të kaluar ku dy palët janë pajtuar që të këmbejnë ‘beat’-at’, ai si dhuruesi dhe Fero në atë të dhuratë-marrësit.

Kur nuk iu ka njohur as mëhalla e juaj, kur nuk iu ka njohur askush kur iu kam ndihmuar me arrit e që të vijnë artistë tek ju se ju kanë parë që keni me punuar, edhe me qenë mosmirënjohës. Edhe shumë letra të tjera. Ju jeni shumë borxh, edhe një kontratë tjetër. Ju jeni në borxh te unë.

Fero është liruar përkohësisht, por gjyqi i tij do të vazhdoj ende.

Ditët e pritjes përfunduan, pasi Fero e publikoi këngën e tij të fundit shqip ashtu siç edhe paralajmëroi. Dhe e shoqëroi, gjithashtu me një surprizë shumë të këndshme. “Bella” në klipin e reperit është pikërisht partnerja e tij, modelja bukuroshe Arbenita Ismajli.

Pak ditë më parë, Fero na ka shuar kuriozitetin duke na treguar se do të nisë karrierën e tij muzikore në ShBA dhe se më në fund po përmbush ëndrrën e tij që prej fëmijërisë. Mund të themi me plot gojë se Fero na ka surprizuar shumë me këtë lajm dhe jemi kuriozë të shohim ecurinë e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb