Një sherr me thika në Angli i mori jetën shqiptarit Armend Xhika. Ngjarja ka ndodhur më 13 maj të 2021, ku i riu u godit me thikë pas një sherri dhe për pasojë nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se për vrasjen e të riut është akuzuar Luigi Antonaçi, 24-vjeç i cili ndodhet në paraburgim dhe të hënën pritet të dalë para gjykatës së Sheffield.

Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar për këtë ngjarje edhe një 21-vjeçare. Megjithatë pas marrjes në pyetje e reja është lënë e lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb