Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri me thika në Sarandë.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se 43-vjeçari Ibrahim Duda ka plagosur me thikë 2 vëllezër të mitur.

Mësohet se njëri prej tyre, i identifikuar si K. G., 17 vjeç është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin Ibrahim Duda.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku shtetasi D. G., 16 vjeç, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, pasi dyshohet se për motive të dobta, është goditur me mjet prerës, ju bëjmë me dije se:

Në këtë konflikt është goditur me mjet shpues, në brinjë dhe shtetasi K. G., 18 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë, i cili po transportohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Tiranës.

Në vijim të veprimeve shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasit I. D., i cili është shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb