Dalin pamjet nga sherri i ndodhur mes dy grupeve shqiptare në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias, në Perugia të Italisë.

Siç shihet edhe nga pamjet personat e përfshirë në sherr janë rrahur mes tyre me grushte.

Ndërkohë shihet edhe policia e cila ka rrethuar ambientin duke  e pasur të vështirë të ndajë persona që ishin përfshirë në sherr.

 

Po ashtu një prej personave shihet i shtrirë dhe në gjendje të rëndë.

Kujtojmë se sherri ka degraduar në grushte e shkelma mes shqiptarëve, të cilët po prisnin për të fluturuar drejt Tiranës.

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë thënë se sherri ka nisur mes dy personave, ku njëri ka goditur bashkëkombasin e tij, i cili është shembur në tokë, por që ai ka vazhduar ta godasë me grushte.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: