Duhet të ishte rezultati dhe loja ajo që duhej të bënin përshtypje në ndeshjen e parë të kampionatit mes Skënderbeut dhe Partizanit, por vëmendjen më të madhe e mori dhuna.

Në Komisionin e Disiplinës që pritet të mblidhet nesër me siguri sherri mes tifozëve pritet të jetë subjekti kryesor i diskutimit.

Me siguri, duke iu referuar raste të ngjashme të ndodhura më parë, komisioni pritet të japë një vendim me ‘dorë të hekurt’.

Kujtojmë që kjo ngjarje ka bërë që dy klubet, Skënderbeu dhe Partizani, të akuzojnë njëra-tjetrën si fajtore. Si rrjedhojë, cilido qoftë vendimi i Disiplinës ka shumë gjasë që akuzat të shtohen dhe jo të përfundojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb