TIRANË- Rreth 24 orë pas përplasjes me armë që i mori jetën një 28-vjeçari në Bathore, Policia e Tiranës ka mundur të gjejë armën e krimit, një pistoletë tip TT (foto ilustruese). Ndërkohë që janë arrestuar dy persona, babai i autorit të dyshuar, i cili akuzohet për fshehjen e pistoletës si dhe një 25-vjeçar që ndihmoi autorin të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia e Tiranës njofton se në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.11.2015, për “Vrasjen në rrethana të tjera cilësuese” të vëllezërve, R. Kolaveri dhe Valter Kolaveri në Bathore Kamzë, ku ky i fundit ka ndërruar jetë në spital, autori i dyshuar është shtetasi E. Daci.

Dje janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1-Xhelal Daci, 55 vjeç, banues në Tiranë, babai i autorit të dyshuar
2- Krenar (Ezel) Baja, 25 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Q.M., 71 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasit Xhelal Daci i cili dyshohet se kanë fshehur armën e krimit, pistoletë tip “TT”, e cila u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale në vendin e quajtur “Ura e Zgafnarit” Bathore dhe Krenar Baja i cili ndihmoi autorin të largohej.

Valteri dhe vëllai i tij u qëlluan mbrëmjen e së mërkurës me breshëri armësh teksa qëndronin në një lokal në Bathore. Sipas burimeve nga policia, ngjarja e ka fillesat në një konflikt të mëparshëm mes palëve të nisur jashtë vendit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb