Një episod dhune është regjistruar në një familje shqiptare në Heraklion, ku babai ka dhunuar dy vajzat e tij.

Gjithçka nisi kur vajza 20-vjeçare i kërkoi babait të saj një shumë parash. Ai u përpoq t’i shpjegonte asaj se nuk kishte para, por vajza këmbënguli.

Shumë shpejt nisi grindja ku babai 54-vjeçar e goditi 20-vjeçaren dhe i shkaktoi mavijosje në sy.

Në këtë situatë në debat ka ndërhyrë edhe  vajza më e vogël e familjes, 18-vjeçarja, e cila nga ana e saj ka nisur të godasë me shqelma të atin. Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë dhe u morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatën Autofore të Kundërvajtjeve të Heraklionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb