KORÇË- Një sherr mes mësueses dhe drejtoreshës së një kopshti në Korçë ka degjeneruar në dhunë, pa pyetur për praninë e fëmijëve. Pas sherrit mësuesja Suzana Brahimllari ka denoncuar në polici drejtoreshën Laureta Asllani (në foto).

Mësohet se mësuesja ka marrë edhe mjekimin në spital për shkak të dhunës dhe më pas është larguar. Gazetarja Iris Rezhda duke cituar burime nga policia raportoi për “BalkanWeb” se mësuesja ka deklaruar se sherri nisi pas një pretendimi të drejtoreshës.

“Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar më ka dhunuar”, mësohet se ka thënë edukatorja në polici.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: