TIRANE-Përplasja për përzgjedhjen e kandidatit të maxhorancës për Bashkinë e Përmetit ka prishur përfundimisht marrëdhënien mes deputetit të PS-së në Gjirokastër, Vladimir Kosta dhe ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Marrëdhënia e tensionuar brenda eksponentëve të maxhorancës u vu re edhe dje gjatë diskutimit të dekretit të Presidentit Nishani për ligjin e Turizmit, ku në shenjë proteste për sjelljen e Ahmetajt, deputeti i PS­së braktisi mbledhjen, shkruan ‘Panorama’.

I bezdisur nga përgjigjet ironike dhe batutat e vazhdueshme që ministri Ahmetaj përdori me kolegët e tij të opozitës, deputeti Vladimir Kosta është çuar dhe duke kujtuar se në shqyrtim ishte një
dekret i rëndësishëm i kreut të shtetit ka kërkuar t’u jepet fund gallatave.

“Ky ka ardh për gallatë, nëse ju doni të dëgjoni gallatë, vazhdoni. Unë po largohem, vazhdoni bëni gallatë ju!”, deklaroi deputeti i PS-­së, para se të largohej nga mbledhja. Veprimi i deputetit të PS­së nuk ka kaluar pa komente edhe nga deputetët e opozitës, të cilët i kanë kujtuar ministrit Tahiri se njësoj siç ka bërë edhe me hartimin e ligjit edhe në komision mendjen për gallata.

Ndërkohë që vetë ministri Arben Ahmetaj ka dashur ta kalojë qetësisht reagimin e deputetit të maxhorancës, duke theksuar se pavarësisht tij, kolegët e PS-­së vijojnë të jenë në Komision. Përplasja
mes deputetit të PS­së dhe ministrit Ahmetaj u nxit nga përgjigja që ky i fundit i ka dhënë deputetes së opozitës Mimoza Hajdarmata, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Dukagjin pak muaj më parë.

Deputetja e PD­së, Hajdarmata, kërkoi shpjegime nga ministri lidhur me mungesën e një reagimi për ngjarjen e ndodhur në Dukagjin me turistët çekë. Ahmetaj theksoi se pavarësisht se nuk pati një reagim
publik, ngjarja e ndodhur në Dukagjin e ka prekur vërtet shumë duke theksuar se ai është një rast i izoluar.

Një reagim i tillë ngjalli ilaritet në komision, moment që nuk është mirëpritur nga deputeti Vladimir Kosta, i cili ka braktisur mbledhjen.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: