Nuk ia ka hedhur pa lagur Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, që në përfundim të ndeshjes kundër Milanit shpërtheu ndaj gjyqtarit Roki për penalltinë e padhënë në favor të skuadrës bardhekaltër, çka mund t’u kushtojë kryeqytetasve vendin në Champions League edicionin e ardhshëm. Gjykatësi Sportiv e ka dënuar Taren për “për sjellje kërcënuese ndaj gjyqtarit dhe shprehive të rënda ndaj tij”, duke e pezulluar nga stadiumet deri më 30 prill.

Gjoba për “sherrxhinjtë” Bertolaçi, Kesie, Musakio, Luiz Felipe dhe Patriç, të cilët janë ndëshkuar me nga 10 mijë euro secili. Gjobë 10 mijë euro dhe për Milanin, pasi një tifoz kuqezi kishte pështyrë trajnerin e Lacios, Simone Inzagin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: