Prestigjiozja britanike ‘The Sun’ ka zbuluar implikimin e shqiptarëve në sherrin e famshëm tashmë në Mykonos ku kapiteni i Manchester United u arrestua për t’u liruar dy ditë më pas.

Motra e Maguire ka qenë ‘molla e sherrit’ mes një grup ‘gangsterësh’ shqiptarë sipas The Sun, dhe Maguire që ka çuar në përleshje. Ishte një biznesmen shqiptar tip ‘gangsteri’ siç e përshkruan media britanike, që filloi të bisedonte me motrën e Maguire (Daisy) dhe më pas ajo u afrua me grupin e shqiptarëve. Më pas ajo refuozi biznesmenin dhe u qëllua në krah dhe nofull me një send metalik, tip thike.

Maguire fillimisht debatoi dhe më pas u përlesh menjëherë me ta. Por pas kësaj ai u largua për të marrë një taksi por hasi në policë të cilët e arrestuan, dhe të cilët edhe Maguire i kundërshtoi. Kapiteni i Manchester United po kalonte pushimet me shoqërinë në Mykonos, teksa mediat britanike vetë kanë nxjerrë pamje nga festat e tyre të shfrenuara me alkool. Pjesë e tyre ishte dhe Marcus Rashford, ylli i Manchester United.

Maguire u arrestua të premten, teksa të dielën u lirua për t’u kthyer në Britaninë e Madhe dhe për të filluar sezonin e ri me ‘Djajtë e Kuq’. Por ndërkohë hetimi nga autoritetet greke për të vijon, pasi ai s’ka marrë vendimin nga Gjykata. Po ashtu një masë disiplinore për të mund të ketë edhe në Angli nga klubi apo kombëtarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb