Detaje të reja janë mësuar nga sherri i ndodhur në Sarandë, ku një 34-vjeçar goditi me grushte dhe sende të forta shtetasin A.K si edhe akuzohet se ka prishur qetësinë publike.

“BalkanWeb” sjell pamje të momentit kur 34-vjeçari Saimir Murataj është përfshirë në një tjetër sherr një muaj më parë. Ndërkohë gjatë sherrit të sotëm A.K. pas goditjes me grush është përplasur në mur dhe më pas është rrëzuar në tokë.

Mësohet se Murataj ka probleme të shëndetit mendor dhe se ka shfaqur rrezik në zonë.

34-vjeçari është dërguar në spital psikiatrik rreth një muaj më parë, por nuk është pranuar nga spitali në Vlorë.

Banorët kanë treguar se ai qëllon njerëz në rrugë me sende të forta, po ashtu është shoqëruar edhe disa herë nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb