Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 u trajtua sot historia e çiftit Carlotta dhe Kastriot. Carlota, shtetesja italiane pretendoi se u qëllua 5 herë me thikë nga bashkëjetuesi Kastriot Dema, në biznesin e tyre në Vilë Bashtovë të Kavajës, pas një konflikti fizik mes tyre. Ajo pohoi se marrëdhënia e tyre kishte kohë që nuk ishte më siç kishte qenë dikur, madje rrëfeu se dhuna ndaj saj nuk është për herë të parë, pasi bashkëjetuesi i saj  e kishte dhunuar dhe herë tjetër, veprim për të cilin është kallëzuar. Por nga ana tjetër  të pranishëm në studio ishin familjarët e Kastriotit, të cilët pohuan se gjithçka ndodhi, ishte një plan i Carlottes  pasi ajo atë natë e kishte planifikuar gjithë ngjarjen. Sipas dëshmisë së nënës së Kastriotit, Carlota ka rrëmbyer dy fëmijët dhe i ka braktisur ata në Itali, pa dijeni. Familjarët e Kastriotit vunë në dispozicion videon ekskluzive 20 minuta para se të niste konflikti fizik. Ai që nuk e ka dhënë ende versionin e ngjarjes është vet Kastrioti, i cili pas zhvillimeve gjyqësore, vendosi të rrëfehet ditën e sotme.

Evis Ahmeti: Çfarë ndodhi atë natë në biznesin tuaj në Vilë Bashtovë?
Kastriot Dema: Ka qenë një situatë e tmerrshme, pasi ishte planifikuar vrasja ime. Ndërkohë unë dhunohem dhe shkoj dhe në burg njëkohësisht. Unë kisha plagë, u shtrova në spitalin e Durrësit, pas dy ditësh në gjendje të rëndë erdhi fugoni i policisë më mori dhe më çoi direkt në burg. Ishte një vrasje e organizuar. Unë jam kërcënuar nga kuzhinieri dhe unë kam dal para kamerave dhe i them që eja më vrit para kamerave në pronën time. Unë dëgjoja zërin e kuzhinierit duke më sharë dhe kërcënuar dhe nxora telefonin ta filmoja të mbetej provë edhe nëse do vritesha nga ai. Ishte ora rreth 1 e natës kur mora në telefon babain që i pohova se po më vrasin. Aty dëgjova një zhurmë të tmerrshme që u thye xhami, sapo u thye unë hapa derën dhe në derë ishte Carlota dhe ai tjetri. Një moment unë u bllokova dhe nuk po dija nga të mbaja, shyqyr zotit aty ishte një derë e hapur, pasi hëngra një goditje të parë. Unë nuk kam pasur asnjë thikë në dorë edhe as që kam goditur njeri, ata kishin thikë ata më goditën.

Evis Ahmeti: A keni pasur ju thikë në dorë? Pasi Carlotta ka pohuar se është goditur nga ty dhe ka treguar shenjat në trupin e saj?
Kastriot Dema: Unë s’kam pasur asgjë në dorë, aty në vendngjarje ka pasur çelësa papagall dhe thikë, kjo mund të vërtetohet nëse ka shenja gishtash në këto mjete që pretendohet se i kam përdorur unë. Carlotta angazhoi ambasadën italiane ndërkohë që ajo është një shtetase italiane që ka rreth 10 vite pa shkuar në shtetin e saj.  Duke qenë se atë natë Carlotta dhe të tjerët kishin përdorur alkool dhe diçka tjetër më të rëndë se alkooli. Pjesa e thikës në trupin e saj është e sajuar nga vet ajo pasi ajo është një aktore e lindur, hoqi kamerat e dvd dhe bëri prerjet në trupin e saj. Thika ime, e kam pasur për fruta mbi tavolinë as që e kam prekur askund me dorë. Ajo konsumonte alkool me atë kuzhinierin pasi e kishte më shumë se shok. Mirëpo kjo ishte një tentativë për vrasje, ajo edhe pse është një shtetase italiane shkon dhe i bën presion edhe prokurorit të çështjes. Carlotta është një aktore e mirëfilltë, edhe prindërit e mi e kishin kuptuar këtë. Carlotta i ka bërë vet këto shenja me thikë, pasi fiku kamerat e ambientit. Unë nuk kam prekur kurrë thikë me dorë. Carlotta është njeri  e cila planifikon dhe aktron.

Evis Ahmeti: Është e vërtetë që marrëdhënia juaj ka qenë e mire më parë?
Kastriot Dema: Është e vërtetë që deri në vitin 2017 kam pasur një marrëdhënie të mirë. Por pas lindjes së djalit dhe hapjes së biznesit i cili si biznes kishte shumë sukses, ajo nuk e përballoi dot, filloi t’i pëlqente fama dhe pinte alkool me kamerierin e biznesit.

Evis Ahmeti: Pra ju po thoni që Carlotta ka krijuar një marrëdhënie tjetër?
Kjo është diçka e pa pranueshme pasi filloi dhe të neglizhonte familjen, fëmijët, iu bërtiste dhe ata qanin për nënën, pasi iu mungonte përherë. Ajo bashkëjeton me dikë që e ka njohur në biznes një muaj kur unë qëndrova në arrest shtëpie dhe është ai kuzhinieri. Ajo pohon se e kam kuzhinier, shofer por nuk është ashtu. Carlotta filloi të bëhej flirtuese, nuk ka qenë kështu më parë.

Por shyqyr zotit që ju jeni kaq transparent, pasi pas emisionit tuaj unë nuk u dënova. Carlotta nuk ka shanse të krahasohet me familjen time. Fëmijët janë në Itali dhe nuk i kam takuar prej 9 muajsh, nuk di a janë mirë fëmijët apo jo. Madje vajza më pohonte që babi këta flasin keq për ty. I bëj thirrje shtetit që të vendoset drejtësia për këtë ngjarje. Janë të gjitha mesazhet në telefonin tim dhe të familjes time që nuk na lejojnë të shohim fëmijët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb