Pas përplasjes që ndodhi dy ditë më parë në Prishtinë, anëtarët e grupeve OTR dhe Babastars ndihen të kërcënuar nga njëri-tjetri.

Majk është pjesë e grupit Babastars dhe së fundmi qarkullojnë zëra se ai ka anuluar koncertet kur do të vinte në Shqipëri. Sipas Blitz, Majk ka anuluar datat për shkak të konfliktit “Noizy-Cozman” , madje ai ka thënë: “Kam frikë se më sulmojnë”.

Pavarësisht se Majk nuk ka qenë i pranishëm gjatë sherrit, ai përsëri i trembet faktit që është anëtar i njërit prej grupeve. Mbetet për t’u parë në qoftë se këngëtari realisht nuk do të vijë në Shqipëri derisa kjo çështje të mbyllet apo do të vazhdojë axhendën e tij pavarësisht sherrit që ndodhi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: