TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Mark Marku ndonëse ka folur me superlativa për protestën e opozitës, nuk ka ndarë të njëjtin opinion për sherrin në kuvend në seancën e së enjtes mes deputetit të PD, Flamur Noka dhe deputetit socialist Erion Braçe.

Ndonëse nuk përmendi emra, Marku tha se është një rast i rëndomtë duke shtuar se ka nga ata deputetë që nuk bëjnë asgjë dhe duan të bien në sy vetëm duke treguar forcën. Madje Marku kaloi deri në etiketime si ‘halabak’: “halabak që nuk ka mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen e mediave”.

“Ka disa deputetë aty që rrihen si halabakë në Kuvend për hir të shefave të tyre. Unë mendoj që dhuna nuk është me vend në Kuvend”, tha Marku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb