TIRANE- Të gjithë e mbani mend debatin e ashpër që u zhvillua live në emisionin “E diela shqiptare”, midis vjehrrës Natasha dhe nuses Eglantina, ku të dyja bënin ‘luftë’ për kujdestarin e Argentinit. Vjehrra, Natasha, akuzonte nusen e sa që nuk dinte të rriste djalin dhe se e kishte braktisur atë për punën e saj.

E ndërsa Argentini 3-vjeçar jeton me gjyshen në Sarandë, nëna e tij Eglantina kërkoi ta merrte atë me çdo kusht. Por Natasha, në përballje e saj live me ish-nusen, pasi mes çiftit kishte nisur procesi i divorcit, nxori një lumë akuzash për Eglantinën. Siç duket historia mes këtyre familjeve ende nuk ka përfunduar, ndërsa Anna media shkruan sot që të dyja palët i janë futur një procesi të ashpër gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.

“GJYQI QË SHTYHET TRE HERË!
Shumë miq të Anna Media-s, na kanë kontaktuar në inbox për të mësuar fatin e përballjes së nuses me vjehrrën e saj më 26 Mars, tek “Ka një mesazh për ty”. Debati i ashpër mes nënës dhe gjyshes për kujdestarinë e Argit të vogël pritej të merrte fund në seancën e apelit të datës 11 prill. Gjykata e Gjirokastrës në mënyrë të pashpjeguar e ka shtyrë seancën dy herë radhazi duke mos marrë një vendim as në datën 11 e as më 21 prill. Ndërkohë që palët presin datën 5 maj duke shpresuar që të jetë e fundit, ai që po e vuan gjithë këtë kalvar ligjor mbi të gjitha është Argentini i cili ende nuk e di se ku do të jetë shtëpia e tij nesër.”, shkruan Ana Media në faqen e saj në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: