FIER- Policia e Fierit ka ndaluar një 27-vjeçar, i cili ka kërcënuar me jetë ish-bashkëshorten. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së djeshme në lagjen Apollonia, ku Ervin Saliaj ka shkuar në zyrën e një agjencie udhëtimesh ku punonte ish-gruaja me inicialet E.S.

Ai ka filluar t’i bërtasë asaj dhe e ka kërcënuar me jetë. Shkak për sherrin është bërë kujdestaria e fëmijës së tyre 3-vjeçar, të cilin Gjykata ia kishte besuar nënës, por sërish babai nuk ka qenë dakord.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë duke bërë të mundur neutralizimin e autorit dhe ndalimin e tij. Materialet ndaj 27-vjeçarit Ervin Saliaj i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosje serioze për hakmarrje”, “Marrja e padrejtë e fëmijës” dhe “Veprime në kundërshtim vendimin e Gjykatës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: