Kostas Manolas dhe Edin Dzeko u bënë protagonistë dy ditë më parë kur kombëtaret e tyre, Greqia dhe Bosnje Hercegovina, u ndeshën për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.

Dy futbollistët që janë pjesë e ekipit të Romës në “Seria A” në përfundim të takimit që u mbyll me rezultatin 0-0 tensionuan gjakrat duke u kapur me njëri-tjetrin. Pas disa fjalëve të Manolas ishte Dzeko ai që e kapi grekun për fyti.

Fillimisht për shumë pak sekonda u duk sikur situata u qetësua, por më pas një sherr masiv do të niste ndërmjet dy ekipeve duke u përfshirë edhe pjesëtarë të stolit e drejtues ekipesh.

Ndihmës trajneri i Bosnjes, siç shihet edhe në video goditi me grusht mbrojtësin e Greqisë, Janiotas duke i thyer një dhëmb, raporton “SPORTBible”.

Për këto veprime aspak “fair-play” pritet që FIFA të marr vendime të ashpra për të dy pjesëtarët e ekipeve ku më shumë që rrezikon është ndihmës trajneri boshnjak.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb