Publikohen fotot e tifozëve të rrahur të Crvena Zvezdas në Shkup. Shqiptarë nga Shkupi kanë sulmuar tifozët e Crvena Zvezdas pas ndeshjes kundër MZT-­së, duke u shkaktuar lëndime të rënda, raportojnë mediat serbe. Dy pjesëtarë të grupit të tifozëve të skuadrës serbe janë sulmuar në sheshin e vjetër duke i plagosur me thikë, dhe me pas kane perfunduar ne spital.

“Ishim ulur në restorant në Çarshinë e vjetër dhe për dy minuta janë paraqitur 15­-20 veta me thika dhe shkopinj dhe pa asnjë provokim nga ana jonë filluan të na sulmojnë”, ka thënë tifozi serb Stefan Jovanoviç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: