Lideri i radikalëve serbë, Vojislav Sheshel ka pranuar ftesën e bërë përmes mediave nga kryetari i Partisë Përparimtare Serbe dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiç, që në fund të fushatës zgjedhore të luajnë një lojë shahu.

Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, Sheshel ende nuk heq dorë nga një duel televiziv me Vuçiç.

Madje, në një deklaratë për mediat e huaja, Sheshel ka dhënë edhe një deklaratë “bombë”, shkruan tg.
“Vuçiç është i rrezikuar me jetë, Perëndimi do ta heqë qafe, pasi nuk i dëgjon urdhrat e tyre”, ka thënë ai.

“Me Vuçiç edhe më parë kam luajtur shah, dhe ju e dini se rregullisht kam fituar. Ndoshta ai ka përparuar, ndoshta është më mirë tani, por unë jam plakur paksa”, ka thënë Sheshel.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: