Marrëdhëniet midis Meghan Markle dhe familjes mbretërore kanë qenë kaotike që kur lindi romanca e saj me Princ Harry-n, romancë, e cila nuk u prit mirë nga familjarët e këtij të fundit. Kjo pakënaqësi u thellua edhe më tej, aq sa dy të dashuruarit vendosën të largoheshin nga Pallati Mbretëror drejt Kalifornisë, largim që u shoqërua me skandale të bujshme dhe deklarata të rënda të hedhura kundrejt njëri- tjetrit.

Kohët e fundit duket sikur po bëhet një përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve të Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Familjen Mbretërore, aq sa Mbretëresha Elisabeth do të takojë për herë të parë vajzën e tyre, princeshën Lilibet, në festën e organizuar për nder të ditëlindjes së parë të vogëlushes. Që kur ajo lindi më 4 qershor 2021, prindërit e saj Princi Harry dhe Meghan kanë qenë vetëm një herë në Mbretërinë e Bashkuar, në një vizitë të shkurtër, ku ata e shmangën takimin me Madhërinë e Saj ndërsa ishin rrugës në Hagë për në Lojërat Invictus, shkruan Daily Mail.

Bëhet e ditur se ditëlindja e saj e parë do të festohet në Frogmore Cottage të shtunën e ardhshme, ngjitur me Kështjellën Ëindsor. Ndërkohë, Princesha Eugenie dhe familja e saj kanë liruar vilën përpara mbërritjes së tyre. Festa e ditëlindjes vjen në një kohë të mirë, pasi Mbretëresha do ta ketë të pamundur të shkojë për të ndjekur Derbin e garave me kuaj, pasi të tre kuajt e saj nuk janë në gjendje të garojnë.

Kjo do të jetë hera e tretë në mbretërimin e Saj që ajo do të humbasë Derbin në Epsom, e para herë ndodhi kur ishte në një vizitë shtetërore në Suedi në 1956 dhe një tjetër kur ishte në Francë për 40-vjetorin e D-Day në 1984. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se në emër të Madhërisë së Saj do të jetë Anne, Princesha Royal, ajo e cila do të përfaqësojë familjen mbretërore në këtë ngjarje të rëndësishme.

Tashmë, gjithë vëmendja është fokusuar në ditëlindjen e Princeshë Lilibet, duke pritur me ankth se ç’do të ndodh mes familjes së saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb