Ishim mësuar që kampusi studentor në Qytet Studenti të gumëzhinte nga zërat e studentëve vetëm me fillimin e vitit akademik në muajin tetor. Por këtë vit, një nga zonat më të populluara të Tiranës është “pushtuar” nga prezenca e qindra refugjatëve afganë, që janë vendosur në vendin tonë pas trazirave në Afganistan.

Në fotot e siguruara nga LSA, ata më në fund ndihen të qetë dhe në paqe, pa krisma armësh në sfond dhe rrezik për jetën. Burra e gra afganë, shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit duke përshkruar ambientet e Qytet Studentit. Disa janë me telefonë në duar, duke lundruar në to, por edhe duke komunikuar me të afërm që ndodhen në pjesë të ndryshme të botës. Disa, qëndrojnë të ulur në stola dhe konsumojnë një bisedë të çastit.

Ka dhe nga ato të rinj, që kanë zgjedhur dritaret e konvikteve për të qëndruar me laptopë dhe me u marrë me punë të ndryshme.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka thënë se në Shqipëri do të mbërrijnë gjithsej rreth 4 mijë apo 5 mijë afganë, që më pas, destinacionin përfundimtar do të kenë SHBA-të dhe vendet e ndryshme të Evropës. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb