Ukraina e arriti në mesin e tetë skuadrave më të mira të “Euro 2020”. Çerekfinalet e Europianit janë një arritje historike për kombëtaren e drejtuar nga Shevchenko.

Si futbollist e udhëhoqi ekipin e tij kombëtar në rezultatin më të mirë në historinë e futbollit ukrainas, në Kupën e Botës. Dhe tani i ka dhënë një tjetër përmasë historike përmes Kampionatit Europian, si trajner.

Më 2006, Ukraina kishte vajtur në çerekfinale të një turneu të madh ndërkombëtar. Me atë rast, trajneri aktual ishte lojtar i një ekipi kombëtar të aftë për mahnitur në Kampionatin Botëror (0-4 kundër Spanjës) dhe më pas të fitonte kundër Arabisë Saudite e Tunizisë.

Dy “vula”, një për çdo ndeshje, nga ish-sulmuesi i shquar i Milanit. Më tej, Ukraina luajti në 1/8 finale kundër Zvicrës. Atëherë, koha e rregullt nuk do të ishte e mjaftueshme. Pas 0-0, shkohet te penalltitë. Sheva dështon të tijën, por zviceranëve iu mungon thuajse të gjithëve shënjestra.

Ukraina kaloi në çerekfinale, ku u përball me Italinë. Axurrët do ta ndërprisin ëndrrën e Shevës me shokë. Fati, sidoqoftë, gjithmonë ofron një mundësi të re. Sheva arriti kulmin si lojtar me kombëtaren kundër Italisë, ku u bë një futbollist i shkëlqyeshëm.

Dhe gjithmonë në Itali, në Romë, kundër Anglisë, e cila ishte kundërshtari i tij i fundit, me të cilin u ndesh si futbollist. Me një “Olimpico” që ndoshta do të bëjë tifo për të, Shevchenko vijon të ëndërrojë me krejt ukrainasit.

Trajneri foli për “Sky Sport” në fund të ndeshjes me Suedinë: “Si trajner dhe si lojtar janë emocione të ndryshme, por të çmendura. Ia vlen të përjetohen. Jam shumë krenar për djemtë e mi. Ata dhanë gjithçka. Ekipi sakrifikoi shumë, luajtën një ndeshje të mirë, jam mjaft i lumtur. Suksesin ua dedikoj të gjithë ukrainasve. Ekipi vuri zemrën në fushë”.

Ai e ka luajtur në Romë, kundër Anglisë, ndeshjen e fundit si futbollist me kombëtaren. Sheva shpreson të mos jetë ndeshja e fundit në këtë Kampionat Europian: “Ne do të luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Kam besim te mbështetja e madhe e publikut italian ndaj Anglisë. Presim një ndeshje shumë të vështirë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb