Trajneri i Ukrainës, Andryi Shevchenko ka shprehur hapur dëshirën që një ditë të drejtojë Milanin.

Shevchenko ka vlerësuar ish-ekipin e tij për sezonin që lamë pas teksa thekson se Milan i arriti të gjitha objektivat dhe tashmë duhet të përqëndrohet në Champions League.

Ukraina do të luajë në Euro 2020 këtë verë teksa Shevchenko thotë se është shumë i zënë për momentin, por një ditë do të drejtojë një klub dhe ai do të dëshironte të ishte Milan.

Shevchenko kaloi vite të arta në Milan ku luajti për 7 vite ku luajti 208 ndeshje dhe shënoi 127 gola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb