Goli në fund i Bianchit në barazimin 2-2 ndaj Empolit nuk i mjafton Davide Balardinit për të shpëtuar pankinën e tij te Genoa. Pronarët e rinj të klubit nga Liguria “777 Partners”, kanë vendosur për të shkarkuar trajnerin.

Sipas asaj që raporton gazetari dhe eksperti i merkatos, Gianluca Di Marcio, në “pole position” për të marrë drejtimin e ekipit është ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, i freskët nga aventura 5-vjeçare si trajner i Ukrainës.

Ai është një zgjedhje e re dhe e guximshme e pronarit të ri të skuadrës kuqeblu, i cili do të përfitojë nga pauza e kombëtareve për të pasur dhe kohë ambientimi me klubin e tij të ri. Akordi duket shumë pranë me ukrainasin i cili pritet të mbërrijë në Itali në orët e ardhshme.

Shevchenko debutimin e tij pritet ta bëjë më 21 nëntor në stadiumin “Luigi Ferraris” ndaj Romës së Jose Mourinhos. Kontaktet mes Genoas dhe Shevas kanë nisur prej disa kohësh dhe gjithashtu palët kanë synim për të arritur një marrëveshje me një kontratë 3-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb