Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, Prior Design, edhe më herët kishte njoftuar detajet për paketën e saj “PD800 GT” për modelin Mercedes-AMG GT S, e ndërkohë janë shfaqur edhe setet e fotove të reja të bëra në Monaco.

Paketa për aerodinamikën e këtij modeli, është krijuar në mënyrë që kjo veturë me dy ulëse të duket më agresive.

Në paketë janë po ashtu rrotat Vossen VPS-307, si dhe pjesët anësore të dekoruara.

Sa i përket motorit, Mercedes-AMG GT S ka motorin 4.0-litër V8 Twin-Turbo për të cilin nuk dihet nëse është përforcuar (fabrikisht ka 510 kuajfuqi, gjë që mjafton që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta arrijë për 3,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 310 km/h).
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: