Pas bujës që bëri deklarata e këngëtares pukjane Xhesika Ndoja se një deputet i kishte ofruar para për një natë, është shfaqur një ‘bos’ nga Tetova i cili thotë se deri më tani ia ka plotësuar të gjitha dëshirat këngëtares seksi. Sipas tij, e gjithë kjo zhurmë e saj është për të rritur vetën dhe për ta rritur çmimin tek bosat tjerë.

Djaloshi 27-vjeçar nga Tetova është aktualisht biznesmen i fuqishëm, ku në adresë të redaksisë të Tetovasot ka dërguar edhe fotografi, ku shfaqet me dy këngëtare seksi, Xhesika Ndojën dhe rivalen e saj, Gugun, e cila para pak ditësh deklaroi se i ka djegur makinën një ministri kur ka qenë e dashura e tij.

Siç duket Xhesika dhe Gugu gjithë këtë zhurmë e kanë bërë për të qenë në qendër të vëmendjes dhe bie poshtë historia e deputetit dhe ministrit. Tani mbetet që të dy këngëtaret seksi të sqarojnë të vërtetën rreth ngjarjeve të fundit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: