TIRANË – Teatri Kombëtar ka shfaqur edhe sonte, komedinë “Shtëpia pa dritare” të regjisorit Saimir Gongo dhe me lojën e aktorëve: Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Gert Ferra, Eva Alikaj, Indrit Çobani, Enkel Gurakuqi dhe Ergys Çekrezi.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e ka promovuar këtë komedi në profilin e saj në Fb. “Shtëpia pa dritare” flet për dramën e një heroi të heshtur që quhet Neritan. I ndershëm, aq sa ka ndërtuar një shtesë pranë shtëpisë së tij krejt pa dritare. Po, po, pa dritare sepse beson se ligji nuk duhet shkelur. Por ndonëse është kaq i rregullt dhe i sinqertë do t’i duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të njëjtat parime morale me të.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb