TAJVAN- Ende pa përfunduar lëvdatat për HTC One M8, duket se shumë shpejt do të vijë HTC One M9. Siç dihet, dizajneret e HTC-së shquhen për krijimet e tyre të telefonave të kompanisë. Fillimisht ishte HTC One, ndërsa tani është modeli tjetër HTC One M8, ai që dallohet për pamjen unike, që disa madje thonë se ia kalon edhe telefonave të Apple, për sa i përket pamjes së jashtme.

Edhe pse nuk dihet se cilat janë planet e kompanisë për modelin e ardhshëm të telefonit, në internet janë shfaqur pamjet dhe koncepti fillestar i modelit HTC One M9, për të cilin ka zëra që thonë se është jo-zyrtar dhe nuk është i bërë nga vetë HTC

Trupi prej alumini është bërë një element kryesor i serisë së telefonave One, ashtu si edhe dëgjueset e përparme BoomSound. Nëse kompania tajvaneze do të ofrojë edhe ekranin pa kornizë, dhe të tërin në xham, siç propozon ky koncept, mbetet për t’u parë.

Në mesin e karakteristikave të listuara për këtë telefon është ekrani 2K, 3GB RAM, procesori Snapdragon 808 në 2.8GHz.

(m.k/Express/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: