Një vatër zjarri është shfaqur në Shelegur të Kolonjës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin e flakëve.

Zjarri aktualisht është ende aktiv, ndërkohë sipas punonjësve të shërbimeve, flakët nuk paraqesin rrezik.

Nga ana tjetër, siç raporton gazetarja Kodra, sa i përket vatrave të zjarrit në Vithkuq, deri më tani nuk ka pasur riaktivizim të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: