Kryetari Ekzekutiv i Festivalit Ndërkombëtar të filmit, Kujtim Çashku teksa dha mesazhin e tij në shfaqjen e filmit “Nuk do ketë më natë”, të organizuar nga universiteti ‘Luarasi’ pohoi se mision i njeriut është që të lëmë në këtë botë gjera të vlefshme për të tjerët.

Çashku theksoi se në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit u përzgjodhën historitë e Sara Karim dhe Shamsia, vajzave afgane. Ai pohoi se mikpritja e qytetarëve afganëve është një fenomen i fuqishëm për shqiptarët, duke shtuar se për ta ishte një moment i vështirë.

“Dua të shpreh mirënjohje për fjalët që tha profesor Ruka. Këto fjalë më bëjnë që të ndihem i përgjegjshëm. Sapo dëgjoj që dikush më ngarkon me vlerësim, më ngarkon peshën e përgjegjësisë. Filozofia që më ka dominuar është se në vijmë në këtë botë dhe gjejmë gjëra që kanë krijuar, duhet të shtrojmë si një mision human, që të largohemi nga kjo botë që të lëmë diçka. Misioni i korpuseve universitare krijojnë këtë gjë. Shpreh mirënjohje që krijojmë një antenë të përbashkët me festivalin e filmit, që janë politike, por edhe zbavitëse. Janë 41 në të gjithë botën, dhe ne jemi në një netëork. Janë përfunduar 3500 filma, nga e gjithë bota dhe u zgjodhën 34. Jemi angazhuar në 41 festivalet ndërkombëtare, në mbrojtje të një regjisoreje që është e kërcënuar nga talebanët. Ne zgjodhëm filmat që lidhen me jetën të këtyre personazheve. Me këtë mikpritje të afganëve në Shqipëri, do të jetë një fenomen i fuqishëm për shqiptarët. Ne mbrëmë që flisnim me dy regjisorë që kishin ardhur nga Izraeli, ishin me këtë ego se; ‘këtu janë strehuar prindërit e një pjesë të atyre njerëzve që vuajtën nga masakrat dhe holokaustin e atij regjimi’.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb