Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias ka pritur në takim homologen nga Kosova, Donika Gërvalla.

Pas bashkëbisedimit mes tyre, kryediplomatët kanë zhvilluar edhe një komunikim për mediat.

Dendias foli për rrugën drejt integrimit europian, duke u shprehur se është e vetmja alternativë për Ballkanin Perëndimor.

‘Ballkani Perëndimor duhet të shikojë drejt së ardhmes dhe jo në të kaluarën. Ballkani Perëndimor duhet të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit , jo vetëm në Ballkan’, ka thënë ai, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat edhe për Turqinë.

‘Kthimi prapa nuk është opsion. Neootomanizmi që po duket se po shfaqet në rajonin tonë nuk është opsion’, ka thënë ndër të tjera Dendias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb