Neymar në disa raste është vënë në qendër të kritikave, siç ishte rasti i kësaj vere, ku pas Kupës së Amerikës Latine të gjithë e shigjetuan se kishte vënë peshë. Por shumë shpejt e pamë në fushë me fizikun e zakonshëm, ndoshta jo duke bërë mrekulli, por konstant në fushë.

Sulmuesi brazilian gjithashtu vihet në shënjestër edhe për jetën e natës apo partyt e shpeshta që bën me miqtë. Media të ndryshme e kritikojnë se ai nuk mban regjim. Së fundmi, gjatë një interviste për kanalin Youtube të Fui Clear, Neymar u është përgjigjur me ironi kritikave në lidhje me regjimin:

“Po, është e vërtetë që dal kur mundem, kur e di që nuk do të stërvitem të nesërmen. Cili është problemi? Kërkoj respekt, sepse njerëzit thonë: Neymar nuk kujdeset për veten, Neymar ky, Neymar ai. Por dikush që nuk kujdeset për veten si mund të qëndrojë në krye për 12 vjet? Kjo është diçka që askush nuk e kupton.

Di të kujdesem për veten, kam një fizioterapist dhe një trajner atletik praktikisht 24 orë në ditë. Duhet të gjykohem për çfarë? Është jeta ime dhe jam i lirë të bëj atë që dua” – theksoi ndër të tjera braziliani, i cili ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë dy asiste këtë sezon me PSG në kampionat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: