TIRANE- Gjykata e Lartë pezullon vendimin për shfrytëzimin e Luginës së Patokut, ‘mollë sherri’ mes familjes së ish-deputetit Armando Prenga dhe familjes Çali.

Më herët Gjykata e Apelit i kishte dhënë të drejtë Çali Shpk, duke i hequr licencën e shfrytëzimit familjes Prenga. Vendimi i sotëm pezullon gjithçka, ndërsa shfrytëzimi i lagunës i kalon familjes Prenga.

Gjergj Çali tregoi se lagunën e shfrytëzojnë disa persona nga Puka, që sipas tij janë nën hijen e Prengës. Ditën e sotme ishte gjyqi ndaj Armando Prengës, por që u shty për mungesë të një prej gjyqtarëve. Mësohet se çështja ndaj Prengës pritet t’i kalojë gjykatës së Kurbinit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb