Policia e Vlorës ka ndaluar një 43-vjeçare në kërkim kombëtar, të dënuar edhe më parë për vjedhje dhe prodhim e shtije narkotikësh.

Në pranga ka rënë shtetasja Ana Qendro, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe ndalohet një shtetase në kërkim kombëtar, e dënuar për shfrytëzim prostitucioni. 43-vjeçarja e ndaluar, e dënuar edhe më parë, për vjedhje dhe prodhim e shtije narkotikësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasen në kërkim Ana Qendro, 43 vjeçe, banuese në Kurbin, të cilën Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 07.04.2017, shtetasja Xh. D. ka bërë kallëzim se është shfrytëzuar për prostitucion nga shtetasja Ana Qendro.

Shtetasja Ana Qendro ka qenë e dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb