Britania është një destanacionet e preferuara të shqiptarëve që largohen nga vendi, edhe për mundësitë që ofrohen për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet kanalit të La Manche por jo vetëm.

Media Britanike kanë zbuluar se shqiptarët të cilët mbërrijnë në vend, deklarojnë se kanë qenë viktima të trafikimit, duke u përpjekur kështu të shmangin depërtimin dhe të kthehen në Shqipëri dhe për të përfituar azil.

Nga 4,171 raportime në Zyrën e Brendshme në tremujorin e dytë të këtij viti, të personave të cilët pretendojnë se kanë qenë viktima të trafikimit, 25 përqind e tyre janë raportuar nga shqiptarët.

1,130 shqiptarët që pretendojnë se janë viktima të trafikimit ose skllavërisë tejkalojnë edhe raportimet e vetë britanikëve, të cilat janë 1,013 ose 24 për qind të totalit.

Shifrat vijnë vetëm disa ditë pasi u konstatua se në 40 përqind e emigrantëve të cilët kalonin kufirin anglez ishin shqiptarë, shifër kjo goxha e lartë duke pasur parasysh faktin se vendi ynë nuk është në luftë, çka do të justifikonte një fluks të tillë.

Një tjetër problem i shkaktuar nga shqiptarët në Britani, është shfrytëzimi i boshllëqeve ligjore, për të shpëtuar nga ndjekja penale.

Tha Telegraph raporton se bëhet fjalë për shqiptarët të cilët punojnë në shtëpi bari, të cilët pasi kapen nga autoritetet vendase deklarojnë se kjanë detyruar të punojnë në kërcënim për to apo familjet e tyre, në përpjkej për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Priti Patel, Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe po rishikon legjislacionin kundër skllavërisë moderne, për të mbyllur boshllëkun që po shfrytëzohet nga shqiptarët dhe emigrantët e tjerë si një mënyrë për të qëndruar në Britani.

“Varkat e vogla janë vetëm një nga mënyrat se si shqiptarët hyjnë në Britani. Ata e dinë se nuk mund të marrin viza ose të kalojnë oficerët e Forcave Kufitare, por nëse mund të arrijnë në Britani dhe të regjistrojnë këto pretendime për trafikim, ata shfrytëzojnë zbrazëtirën në sistem. Ata e dinë se nuk mund të kërkojnë azil, por po përdorin këtë marifet se janë trafikuar. Është një tjetër pengesë për heqjen që do të thotë se ata nuk mund të kthehen menjëherë në Shqipëri”, deklaroi Tony Smith ish-drejtor i përgjithshëm i Forcave Kufitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb