Është arrestuar sot në Sarandë, Ameld Merlika, i riu nga Fushë-Kruja i shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh dhe për shfrytëzimin e vajzës 17-vjeçare nga Fushë-Kruja, i cili ishte prej disa ditësh në kërkim.

“BalkanWeb” mëson se Merlika është pikasur në qytet dhe nuk i ka bërë rezistencë policisë por ka ngritur duart lart.

Ndalimi i tij është bërë për llogari të policisë së Krujës pasi ka urdhër arresti për të.

Në një rrëfim ekskluziv me gazetaren Dorjana Bezat vajza tregon për “News 24” dhe “BalkanWeb” vajza tregoi se është abuzuar seksualisht, droguar e më pas shfrytëzuar si prostitutë, ndërsa i bëhej presion se do t’i trafikonin edhe motrat nëse nuk iu bindet urdhrit të tutorëve. Një ditë më parë njëri prej abuzuesve ka hedhur edhe një sasi tritoli në banesën e saj me qëllim q♪7 ta shantazhonte.

Katër të rinj nga grupi: Leonard Stafa, Fatjon Leka, Eduard Cangu dhe Arbis Shima u arrestuan të dielën, pas një hetimi disamujor, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 2 persona të tjerë të implikuar në ngjarjen e rëndë, Alket Brata dhe Ameld Merlika (i arrestuar sot).

Policia po ashtu ka identifikuar autorin që ka vendosur pakon me lëndë plasëse artizanale në banesën e adoleshentes, që fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ai është shtetasi Alket Brata i shpallur në kërkim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb