NGA VJOLLCA KONGJONI
TIRANË- Ministria e Financave ka shfuqizuar udhëzimin nr 17 të vitit 2008 të firmosur nga ish- ministri i Financave Ridvan Bode mbi tregun e karburanteve në Shqipëri. Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri u jepet mundësia pikave të shitjes me pakicë të vendosin për çmimin e naftës dhe benzinës.

Kështu nuk do të jenë më kompanitë e mëdha të furnizimit me naftë që do të vendosin mbi çmimin për konsumatorët. Më shfuqizimin e këtij udhëzimi pikat e pakicës shtojnë mundësitë për të bërë presion mbi kompanitë e mëdha për vendosjen e çmimeve në treg duke rritur më shumë konkurrueshmërinë.

Kjo do të thotë se ulja e çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare do të mund të reflektohet edhe në vendin tonë.
Udhëzimi numër 17 i vitit 2008 i miratuar nga qeveria e mëparshme për të shmangur evazionin në tregun e karburanteve, por edhe për të lehtësuar mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Por kjo skemë krijoi një situatë të pastër oligopoli duke kufizuar konkurrencën, pasi çmimin final në treg e përcaktonin vetëm një grusht i vogël kompanish importuese. Ndërsa pikat me pakicë praktikisht nuk konkurronin, pasi ishin të detyruara të shisnin me çmimet e diktuara nga importuesit.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb