Të paktën 3 persona kanë humbur jetën deri tani si pasojë e stuhisë “Arwen” që solli reshjet shiu e bore, erë të fortë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të energjisë në shumë zona të Britanisë së Madhe.

Policia njofton se fatalitetet u regjistruan në Lancaster, Irlandën e Veriut dhe Aberdeenshire të Skocisë si pasojë e rrëzimit të pemëve nga era që arriti deri në 100 km në orë.

Stuhi1

Më shumë se 130 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë u bllokuan dhjetëra akse rrugore si dhe u ndërpre shërbimi hekurudhor për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Stuhi2

Autoritetet iu bënë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në rrugë deri në një përmirësim të situatës meteorologjike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: