Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor, Blerim Syla, ka thënë se janë rreth 120 punëtorë shëndetësorë në Kosovë që janë infektuar me koronavirus.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Syla ka thënë se ky numër i të infektuarve është shumë shqetësues.

Ai po ashtu ka thënë se një numër i madh i punëtorëve të këtij sektori, janë në vetizolim.

“Rreth 500 punëtorë shëndetësorë, pas kontakteve që kanë pasur janë në izolim”, ka thënë Syla.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me këto shifra.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më tash, janë regjistruar 1,833 raste. Prej tyre, 968 janë shëruar dhe 34 pacientë kanë vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb